Ia pa sherrin karikaturave: Bëhet thirrje për vrasje të ambasadorit Qëndrim Gashi

Ia pa sherrin karikaturave: Bëhet thirrje për vrasje të ambasadorit Qëndrim Gashi

13:46, 20/10/2020

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi është kritikuar e kërcënuar me jetë nga persona të ndryshëm pasi ka shpërndarë karikaturat e Profetit Muhamed në Twitter.

Gashi në profilin e tij në Twitter ka shpërndarë një lajm mbi vrasjen e mësuesi në Paris, e që në ballin të këtij lajmi ishte e vendosur karikaturat e Profetit Muhamed e publikuar kohë më parë nga revista e famshme franceze “Charlie Hebdo”.

E për këtë, ambasadori Gashi përveç kritikave të shumta ai ka marrë edhe komente kërcënuese.

Një nga komentuesit ka shkruar se “Ai që e shanë Pejgamberin dënohet me vdekje”.Image

Ndërsa ka pasur edhe të atillë që kanë kërkuar të masakrohet kushdo që tallet me Muhamedin “T’i tregojmë botës së islami është fe e paqes, duke masakruar këdo që tallet me Muhamedin, se ndryshe nuk binden këta qafirat e flliqtë që ne jemi më paqësorët”, thuhet një një koment tjetër që është bërë në profilin e Gashit.

Këto janë vetë disa nga shumë komentet kërcënuese që po i bëhen ambasadorit Gashi në rrjetet sociale.

Karikatura e Muhamedit dhe kopertina e parë e “Charlie Hebdo” ishte ajo që mësuesi në kolegjin në “Bois-d´Aulne” i tregoi nxënësve të tij të klasës së katërt, por që të të njëjtat po konsiderohen nga myslimanët si blasfemi.Image

Për francezët kjo është liri e shprehjes, por jo edhe për myslimanët që e konsiderojnë blasfemi, çka edhe ishte arsyeja që mësuesit në mënyrë barbare iu pre koka në mes të rrugës në Paris.

Vlen të theksohet se ndaj kësaj shpërndarje të ambasadorit Gashit ka reaguar Bashkësia Islame e Kosovës, teologu Mustafë Bajrami, deputetja e Vetëvendosjes, Labinotë Demi Murtezaj dhe të tjerë.

Bashkësia Islame e Kosovës e ka quajtur të papranueshëm veprimin e ambasadorit.

“Për ne si Bashkësi Islame ky akt është i papranueshëm i dënueshëm dhe një veprim i tillë vetëm sa rrit mos durimin, urrejtjen e mosbesimin ndër njerëzor, ngase cenimi, ofendimi dhe atakimi i tjetrit, e sidomos kur kjo ka të bëj me çështjen e besimit, nuk paraqet asnjë vlerë. Populli ynë njeh për vlerë kultivimin e tolerancës, mirëkuptimin, bashkëjetesën e harmoninë ndër fetare, që është shembull edhe për popujt e tjerë. Harmonia ndër fetare që ne kultivojmë me shekuj mund të jetë shembulli i mirë edhe për popujt dhe shoqëritë tjera”, thuhet ndër të tjera në  reagim.

Ndërkaq, teologu Mustafë Bajrami aktin e ambasadorit Gashi, e ka quajtur akt qyqar.

“Akt qyqar i këtij ambasadori. Ky njeri axhami duhet të kthehet urgjentisht në Kosovë dhe të merret në përgjegjësi. Në asnjë mënyrë ky nuk mund të më përfaqësojë mua e as familjen time. E mbështes fuqishëm reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës…!”, shkruan Bajrami në Facebook.

Ndërkaq, lidhur me këtë ka reaguar edhe deputetja e VV’së,Labinotë Demi Murtezaj.

“Është i papranueshëm akti i përqeshjes së figurës së profetit tonë Muhammed (paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të) nga ambasadori ynë në Francë, Qëndrim Gashi. Ky veprim përbën skandal, dhe MPJ duhet të marrë masa për tërheqjen e Gashit nga detyra. Dikur i akuzuar për sponsorizimin e projekteve në shërbim të copëtimit territorial të vendit tonë, i lartpërmenduri vazhdon veprime të turpshme në shpërputhje të plotë me vlerat dhe përcaktimin që ka kultivuar populli ynë ndër shekuj”, shkruan Demi-Murtezaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco