Djali i vëllait të ish-deputetit shqiptar gjendet i pajetë në hotel

Djali i vëllait të ish-deputetit shqiptar gjendet i pajetë në hotel

21:13, 19/10/2020

Eugert Shqalshi, 31 vjeç, ka ndërruar jetë këtë të hënë në SHBA.

I riu, u gjet, sipas familjarëve, i pajetë në një hotel ku edhe punonte.

Trupi i tij është dërguar në mjekësinë ligjore për tu kryer autopsia, pasi janë ende të panjohura shkaqet e vdekjes.

Eugerti mësohet se është djali i vëllait të ish-deputetit demokrat, Agustin Shqalshi.

“Ndjejmë një trishtim të madh që ne njoftojmë për vdekjen e Eugerti Shqalshit, i cili iku papritmas nga kjo botë. Ne jemi të shkatërruar dhe nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen dhe ankthin që po përjetojnë familja dhe miqtë e tij tani”, shprehen familjarët.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco