Krimi horror për pasion/ 'Kasapi' shqiptar kërcënoi viktimën: Ose unë, ose askush

Krimi horror për pasion/ 'Kasapi' shqiptar kërcënoi viktimën: Ose unë, ose askush

20:16, 19/10/2020

Ky shqiptar i identifikuar vetëm me nofkën Nikos është shndërruar në tmerrin e momentit në Greqi. Mediat vendase e kanë portretizuar si “kasap” pasi dyshohet se është autori i vrasjes makabre të ish-të dashurës, Fotini Svitlana, me origjinë nga Ukraina dhe partnerit të saj të ri, farmacistit grek Ioannis Zonitsas, 42-vjeç.

Trupat e tyre u gjetën të zhveshur dhe të coptuar me hanxhar në shtëpinë e pushimit në pronësi të ukrainases në qytezën Lutraki. Ngjarja ndodhi më 10 Tetor, ndërsa hetuesit dyshojnë se autori i ngjarjes është shqiptari, fotoja e të cilit është publikuar së fundi. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimore.

Skena e krimit, në media përshkruhet si një horror, pasi autori i kishte goditur aq rëndë partnerët sa ishte i vështirë identifikimi i tyre përmes fytyrave. Pranë vendngjarjes u gjet një automjet i djegur që dyshohet se ka lidhje me krimin makabër.

Shqiptari mendohet të jetë rikthyer përmes rrugëve ilegale në kohë rekord brenda 16 orësh në Shqipëri, pasi nuk rezulton të ketë shkelur në pikat doganore. Dyshohet se ngjarja ka si motiv xhelozinë, pasi Svitlana kishte pak kohë që ishte ndarë me shqiptarin, pas një marrëdhënieje disa mujore, që karakterizohej sipas fqinjëve nga sherret e vazhdueshme.

Hetuesve u lindën dyshime për Nikosin, pasi zbuluan se ai ditët e fundit nuk ishte paraqitur në komisariat si çdo javë, pasi ishte liruar me kusht pas një dënimi për vjedhje. 

Gjurmët e gishtërinjve të gjetur në shtëpinë e viktimës, janë prova e fortë që i atribuon krimin. Policia ka mbledhur gjithashtu dëshmi sipas të cilave 45-vjeçari shqiptar dyshohet se ka kërcënuar ish-partneren e tij.  “Ose unë ose askush“, raportohet se i ka thënë ai 45-vjeçares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco