Në vitin e pandemisë, shtohen abuzimet seksuale në Kosovë

Në vitin e pandemisë, shtohen abuzimet seksuale në Kosovë

14:38, 19/10/2020 Nga B.T.

Rastet e dhunimeve, ngacmimeve e sulmeve seksuale nuk kanë të ndalur në vendin tonë. Ato sa vien e shtohen sidomos gjatë këtyre muajve të pandemisë.

Nga organi i akuzës tregojnë se nga janari deri me 30 shtator i këtij prokurorët kanë pasur në punë 48 raste të veprave penale të dhunimeve e ngacmimeve seksuale. 

Një mashkull ka ngacmuar seksualisht  dy femra të mitura në Prishtinë me 15 tetor rreth orës 15.00. Pas kësaj vitkimat kishin lajmëruar policinë, të  cilët kanë arrestuar të dyshuarin.  Derisa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën ngacmim seksual.  

Derisa një sulm seksual kishte ndodhur në Pejë mesnatën e 15 tetorit, ku i dyshuari ka sulmuar seksualisht një femër rreth orës 01.00. Po ashtu i dyshuari me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje.

E një dhunim  ka ndodhur në Gjilan me 7 tetor  rreth orës 15.15 ku i dyshuari ka dhunuar të miturën e për këtë i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Derisa kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, tregon se është vërejtur një shtim i rasteve të dhunimeve seksuale, ku gjatë periudhës nëntë muajshe të këtij viti janë shënuar 23 raste, si dhe 25 raste të tjera të ngacmimeve seksuale.

Pos arrestimeve nga policia, prokurorit kanë ngritur disa aktakuza ndaj kryesve të verpave penale të dhumeve, ngacmimeve e sulmeve seksuale.

Derisa edhe jo pak raste janë dënuar nga gjykatat.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco