Rasti që tronditi Gjilanin: Si u gjet 19 vjeçarja e varur në një lis, jo larg shtëpisë së burrit

Rasti që tronditi Gjilanin: Si u gjet 19 vjeçarja e varur në një lis, jo larg shtëpisë së burrit

13:08, 19/10/2020

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në rajonin e Gjilanit.

Vajza 19 vjeçare, emër i njohur për redaksinë u gjet e varur rreth 300 metra larg shtëpisë së saj në fshatin Poliqkë të komunës së Kamenicës.

Rasti në fjalë është konfirmuar për lajmi.net edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka deklaruar se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:00, por që ende nuk kanë detaje shtesë lidhur me ngjarjen.

“Rasti është cilësuar fillimisht si vdekje e dyshimtë, derisa të bëhen hetimet tjera lidhur me rastin”, tha ai.

Lidhur me këtë, lajmi.net ka kontaktuar edhe Prokurorinë Themelore në Gjilan, nga ku edhe u bë e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Dyshohet se një grua e moshës 19 vjeçare, është gjetur e varur 300m larg shtëpisë së saj, në fshatin Poliqkë, komuna e Kamenicës. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”,tha zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Xheladini.

Gjithashtu u theksua se Prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore, të cilat përfshijnë edhe intervistimin e të ndjerës dhe dëshmitarëve të tjerë, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje.

19 vjeçarja A.M.L sipas burimeve të portalit lajmi.net u gjetë e varur në një lis dhe se e njëjta edhe pse e re në moshë, ishte e martuar dhe po jetonte në fshatin Poliqkë të Kamenicës, ku edhe kishte familjen e bashkëshortit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco