Ky është shqiptari që po kërkohet për vrasjen e dyfishtë në Loutraki

Ky është shqiptari që po kërkohet për vrasjen e dyfishtë në Loutraki

10:23, 19/10/2020

Krimi i dyfishtë në Flambouro i ndodhur më 1 tetor ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal në Loutraki .

Kur policia arriti në shtëpinë e 45-vjeçares që njihen me emrin, Svetlana, ata gjetën derën e mbyllur me një zinxhir dhe një dry.

 Sipas mediave lokale, oficerët e policisë të AT Loutraki hynë në shtëpinë e 45-vjeçares nga Odesa, Ukrainë, rreth orës 16:15.

Pasi ata hapën derën brenda panë dy viktima, një grua 45 vjeçare dhe një burrë të shtrirë në dysheme dhe të larë në gjak.

Trupat e tyre mbanin goditje të shumfishta nga një thikë, ndërsa ishin tërësisht të zhveshur.

Sipas informacioneve, 45-vjeçarja kishte një lidhje dhe po jetonte me burrin me të cilin u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre. 

Fqinjët folën për protothema.gr dhe raportuan se ata ishin një "çift i qetë", i cili kurrë nuk kishte shkaktuar probleme.

Por vite më parë ajo ishte e lidhur me një shqiptar me emrin Niko me të shkuar kriminale, i cili i verbuar nga pasioni dhe dashuria e pakontrollueshme nuk pranoi kurrë lidhjen e viktimës me farmacistin dhe kreu krimin natën e së shtunën, 10 tetor.

Shqiptari tani është zhdukur dhe Policia po skanon në të gjithë Greqinë për të gjetur të dyshuarin shqiptar.

Mendohet se 45 vjeçari është larguar për në Shqipëri.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco