Situata alarmante/ 38 raste të reja në Durrës, në Elbasan mbyllet gjykata

Situata alarmante/ 38 raste të reja në Durrës, në Elbasan mbyllet gjykata

10:04, 19/10/2020

Prej ditësh vihet re një shtim i rasteve të të infektuarve me Covid-19, ku në qytetin e Durrësit vetëm sot raportohen 38 persona pozitivë.

Sipas informacioneve të para, të infektuar ka rezultuar punonjës institucionesh, por edhe nxënës të shkollave.

Gjithashtu dy nxënës nga Durrësi, por që ndjekin mësimin në Shkollën Bujqësore në Golem, kanë dalë pozitivë.

Sakaq është mbyllur edhe Gjykata e Elbasanit pasi ditën e djeshme kanë rezultuar me Covid 4 punonjëse, teksa tre gjyqtarë janë karantinuar.

Seancat gjyqësore janë shtyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco