Kapet shqiptari me 90 mijë paund drogë/ Ja si e zbuloi policia fermën e kanabisit

Kapet shqiptari me 90 mijë paund drogë/ Ja si e zbuloi policia fermën e kanabisit

20:08, 18/10/2020

Në Darwen të Britanisë, autoritet policore kanë zbuluar një fermë ku kultivohej kanabis sativa.

Sipas njofitmit, në pranga u vu një shqiptar, ndërsa u sekuestrua një sasi droge me vlerë 90 mijë paund.

Policia bastisi të premten pasdite një pronë duke zbuluar më shumë se 300 bimë kanabis.

Një efektiv i policisë tha: Morëm informacion nga komuniteti dhe shkuam. Pas mbërritjes disa persona u larguan, por njëri prej tyre u arrestua pasi u hodh nga dritarja e katit të parë.

Teksa policia falënderoi banorët për informacionin, tha: “Ky është krim i organizuar. Ky furnizim i palgishëm i drogës shpesh çon ne kriminalitet, dhunë dhe dëmtim të shëndetit në të gjithë komunitetit.

Shqiptari i arrestuar do të dalë të hënën para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë./ Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco