Jahti i braktisur në Shëngjin, përdorej për trafik droge, në breg u gjet dhe ...

Jahti i braktisur në Shëngjin, përdorej për trafik droge, në breg u gjet dhe ...

19:40, 18/10/2020

Jahti që shikoni në foto është gjetur i braktisur dy ditë më parë 1 milje larg bregdetit të Godullës në zonën e Kurbinit.

Policia dhe prokuroria kanë dyshime të forta se ky jaht do  të përdorej për transport të lëndëve narkotike, pasi në afërsi të tokës është gjetur edhe një gomone e braktisur.

Me emrin  ‘Tai pan’ në pronësi të një qytetari italian dhe me një flamur slloven, Policia kufitare e gjeti jahtin me spiranca në det.

Policia i është afruar dhe e ka kontrolluar mbrëmjen e së premtes, asnjë person dhe asnjë dokument nuk u gjend në të.

Më pas policia kufitare është  larguar duke e mbajtur në mbikëqyrje për të parë nëse do të afrohej ndonjë person për ta marrë.

E ndërsa kaluan edhe 24 orë dhe askush nuk u afrua, policia  dhe prokuroria vendosën që ta ankoronin në portin e Shëngjinit.

Për të zbuluar të vërtetën kanë nisur verifikimet me portet e vendeve fqinjëve.

Ky është mjeti lundrues i dytë që gjendet i braktisur në afërsi të Shëngjinit, ku një vit më parë u gjet edhe jahti turk i braktisur në të cilin udhëtonte një shtetas turk i cili vijon të jetë i humbur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco