Shpërndanin heroinë në Durrës, arrestohet një, shpallet në kërkim një tjetër

Shpërndanin heroinë në Durrës, arrestohet një, shpallet në kërkim një tjetër

09:22, 18/10/2020

Arrestohet në Durrës në flagrancë një shtetas që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.

Ndërkohë është shpallur në kërkim një tjetër.

Sipas policisë janë sekuestruar doza me lëndë narkotike heroinë.

Njoftimi i plotë:

Durrës

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike, shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike heroinë.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza të vogla dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

J. I., 39 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. V., 30 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të një lokali në rrugën "Aleksandër Goga" shtetasi J. I., është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke tentuar të heqë lëndën narkotike prej 12 porcionesh e llojit heroinë, në vëndin ku ishte fshehur nga shtetasi A. V.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12 porcione lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1 aparatë celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco