VIDEO/ ‘Po fluturonin me makinë’, çfarë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Sauk-Teg, përse u arrestuan 4 persona

VIDEO/ ‘Po fluturonin me makinë’, çfarë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Sauk-Teg, përse u arrestuan 4 persona

08:55, 18/10/2020

Një aksion ‘blic’ i Policisë Rrugore në Tiranë në rrugën Sauk-Teg, i ka kushtuar shtrenjtë 20 shoferëve që shkelën rregullat e qarkullimit, të cilëve iu janë pezulluar patentat janë dërguar në Komision pasi janë kapur me shpejtësi tej normave.

Nga kontrolli me radar, policia thotë se janë regjistruar shpejtësi nga 138 km/h – 168 km/h në aksin Sauk – Teg, shpejtësi që vrasin jetën. Bëhet me dije se 10 patenta janë hequr për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Policia thotë se ka arrestuar 4 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa Leje Drejtimi.

Ja njoftimi

Tiranë

Vijon monitorimi me Radar [????] [????] dhe [?] , në [?????] Sauk-Teg, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelsve të Kodit Rrugor [????] [????] [????] [?] , me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore [????] .

Ndërkohë vijon monitorimi dhe me [????] në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

20 Leje Drejtimi të pezulluara për disa orë kontroll gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm, nga këto 10 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur

4 drejtues mjetesh të arrestuar, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa Leje Drejtimi

Edhe pse kontrollet janë shtuar sëtepërmi në këto akse me rrisk, edhe pse gjatë fundjavës ka akoma më shumë kontroll, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe me alkoolin në timon.

Për disa orë monitorim me Radar janë evidentuar 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionin 138 km/h - 168 km/h në aksin Sauk - Teg, [????] [?] [?] , shpejtësi që vrasin jetën

Kontrollet kanë vijuar dhe vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat dhe si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë evidentuar 7 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet nën ndikimin e alkoolit [????] në masë që varionte nga 0.24 mg/l deri 0.37 mg/l.

Dhe tre drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur [????] [????] [????] në masë deri në 1.08 mg/l

#zbatorregullatudhëtoisigurt

#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos [????] [?????]

#MosPërdor [????] gjatë drejtimit të [????]

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco