Torturuan, përdhunuan dhe masakruan 2 vajzat, burgim të përjetshëm për anëtarët e bandës

Torturuan, përdhunuan dhe masakruan 2 vajzat, burgim të përjetshëm për anëtarët e bandës

22:49, 17/10/2020

Anëtarët e një bande mizore në Afrikën e Jugut, që torturoi, përdhunoi dhe dogji trupat e dy të rejave në dhjetor 2017, janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Anisha dhe Joey van Niekerk, u morën peng pranë qytetit Brits në Afrikën e Jugur dhe më pas u përdhunuan brutalisht e u varën me grepa mishi në tavanin e një konteineri, sipas mediave lokale.

Dokumentet e gjyqit, tregojnë se këmbët e dy grave fatkeqe ishin të varura në ajër, teksa sulmuesit e tyre çnjerëzorë ishin siguruar që litarët me të cilat u varën të ishin të shkurtër që ato të vdisnin ngadalë e në agoni.

Në gjykatë, u tha se Anisha kishte dëshmuar vdekjen e Joey, e cila ishte ende e lidhur në grepat e mishit para se të vritej.

Banda më pas i kishte vënë zjarrin trupave të tyre dhe shikonte viktimat, sesi digjeshin.

Sipas hetimeve, organizatori i masakrës Koos Strydom, jetonte pranë vajzave në lidhje homoseksuale, dhe dëshironte të merrte pronësinë e tokës ku ato jetonin.

Megjithëse, ato e kishin nxjerrë në shitje, ai nuk mund të paguante shumën dhe hartoi planin me gruan e tij për pengmarrjen e tyre për t’i detyruar të nënshkruanin një marrëveshje të rreme blerjeje.

Autori kryesor, Strydom kreu vetëvrasje në burg teksa priste gjyqin. Mercia Strydom, bashkëshorte e Koos, u lut që gjykata ta falte për pjesën e saj në krim pasi ishte vetëm 21 vjeç, por ajo u dënua me dy burgime të përjetshme.

Alex Modau u dënua me dy burgime të përjetshme dhe 54 vjet shtesë. Vëllezërit Jack e James Sithole u dënuan me burgim të përjetshëm dhe 54 vjet shtesë.

Gjykatësi tha: “Nuk e di se si mendonit se mund t’ia hidhnit me këtë, nuk ka njeri që thjesht zhduket. Ju nuk meritoni mëshirë sepse nuk treguat mëshirë me vajzat”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco