VIDEO/ Shpërthen ngrohësja në mes të lokalit, humb jetën tragjikisht 19 vjeçarja

VIDEO/ Shpërthen ngrohësja në mes të lokalit, humb jetën tragjikisht 19 vjeçarja

19:43, 17/10/2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Argjentinë, ku një vajzë 19 vjeçare ka humbur jetën pas një shpërthimi.

Lucia Costa humbi jetën si pasojë e shpërthimit të flakëve në tavolinën ku ishte ulur sëbashku me miqtë e saj. Lucia kishte dalë me shokët dhe shoqet për herë të parë që prej momentit që filloi pandemia.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, shihet se një kamariere shkon në shkon në tavolinë për të mbajtur ndezur një ngrohës me bazë alkooli. Por pak sekonda më vonë gjithçka shpërthen në flakë ndërsa të gjithë të pranishmit në tavolinë përfshihen nga zjarri.

Ajo vdiq si pasojë e plagëve të rënda ndërsa mediat raportojnë se 8 shokë të saj pësuan djegie të rënda. E ëma e 19-vjeçares ka deklaruar se askush nuk bëri asgjë për të shpëtuar jetën e vajzës së saj dhe se ajo do të kërkojë drejtësi.

Menjëherë për ngjarjen ka nisur një hetim, ku po hetohen tre persona për “plagosje” dhe “vrasje”. Bëhet fjalë për pronarin e lokalit, menaxherin dhe një punonjës.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco