Rrahet një person në Fushë Kosovë, për shkak të një borxhi

Rrahet një person në Fushë Kosovë, për shkak të një borxhi

13:45, 17/10/2020

Tre persona janë arrestuar pasi të njëjtit gjatë një përleshje kanë sulmuar një person tjetër, për shkak të një borxhi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:00 në rrugën “Dardania”, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për të cilat posedon raport mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit gjatë një përleshje fizike kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i njëjti ka pësuar lëndime të lehta trupore për ë cilat posedon raport mjekësor. Rasti ka ndodhë si pasojë e një borxhi. Me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco