Hajnat ia mësyjnë bankës me mëngjes në Ferizaj, e konfirmon policia

Hajnat ia mësyjnë bankës me mëngjes në Ferizaj, e konfirmon policia

10:25, 17/10/2020

Grabitet banka Raiffeisen Bank në Ferizaj, e cila ndodhet në qendër të qytetit në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe nuk dihet për dëmin që është shkaktuar në bank, dhe as ka të lënduar.  Që në orët e hershme kjo rrugë është bllokuar për qarkullim dhe policia po merret me rastin.

Rastin e ka konfirmuar major Muhamet Jahiri, i cili ka ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50 të mëngjesit.

Jahiri ka thënë se nuk i kanë ende informacionet e detajuara në lidhje me ngjarjen por se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Të dyshuar për këtë rast janë tre persona.

“Sot rreth orës 05:50 në mëngjes, me anë të mjeteve shpërthyese është tentuar të vidhet bankomati në bankën ‘Raiffesien’ e cila ndodhet në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”. Për momentin ende është duke u ekzaminuar vendi i ngjarjes, nuk kemi ende ndonjë konfirmim nëse kanë arrit t`i nxjerrin të hollat, ende nuk mundem me ta konfirmojë saktësisht, por dëmet janë të konsiderueshme materiale. Është përdorur eksploziv dhe dyshohet që tre persona janë të përfshirë në këtë ngjarje të cilët janë larguar në drejtim të panjohur, për momentin. Hetuesit rajonal, ekipi i deminimit janë në vendin e ngjarjes” ka thënë majori Muhamet Jahiri për Reporterin.

 

Kujtojmë, që nuk është hera e parë që në këtë qytet bëhen grabitje nëpër banka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco