Behgjet Pacolli jep detaje për viktimat që po ktheheshin nga Kosova në Zvicër

Behgjet Pacolli jep detaje për viktimat që po ktheheshin nga Kosova në Zvicër

09:42, 17/10/2020

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur në Gjermani në të cilin mbetën të vdekur tre shtetas kosovar të cilët po udhëtonin drejt Zvicrës.

Pacolli ka thënë bëhet fjalë për tre anëtarë të familjes Krasniqi nga fshati Rahovicë e Ferizajt. Ai ka shprehur ngushëllimet për familjen Krasniqi dhe thotë se lutet që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.

“Lajmi për tre bashkatdhetarë të tjerë të vdekur në Gjermani është jashtëzakonisht i rëndë. Java që lëmë është e rëndë për Kosovën. Të moshës 12, 18 dhe 35 vjeç janë viktimat e radhës, të familjes Krasniqi nga fshati Rahovicë të Ferizajit, së cilës ju shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem që tragjedi të ngjashme të mos përsëriten!”, ka shkruar Pacolli.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco