Policia e Kosovës ndalon 10 taksi në Leposaviq, u habitën çka gjetën brenda tyre

Policia e Kosovës ndalon 10 taksi në Leposaviq, u habitën çka gjetën brenda tyre

09:35, 17/10/2020

Mbi 10 taksi janë ndaluar nga Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 20:00 në Leposaviq, nën dyshimin se po bartnin migrantë nga Siria.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

Ai njoftoi se janë në koordinim me prokurorin për të parë nëse ka elemente të veprës penale dhe për procedurat e mëtejshme.

Qytetarët kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku policia ndaloi taksitë e dyshimta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco