Shqiptari përfshihet në një aksident të frikshëm në Francë

Shqiptari përfshihet në një aksident të frikshëm në Francë

22:33, 16/10/2020

Një 32 vjeçar shqiptar është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Francë. Automjeti me të cilën udhëtonte ai përfundoi në një livadh poshtë rrugës dhe duke u përplasur fort me një pemë.

Shqiptari i aksidentuar kaloi rreth 6 orë në vendin e ngjarjes para se të zbulohej nga shërbimet e urgjencës. Në vendin e ngjarjes shkuan rreth 20 zjarrfikës si dhe një ekip mjekësor. Shqiptari përfundoi në gjendje të rëndë në spital.

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco