Aksident tragjik/ Përplaset nga një ‘BMW’, gruaja vdes në vend

Aksident tragjik/ Përplaset nga një ‘BMW’, gruaja vdes në vend

19:04, 16/10/2020

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, ku ka humbur jetën një grua.

E.S. me banim në Durrës, 43 vjeç, ka përplasur me mjetin e tij, tip “BMW” gruan me iniciale Xh.B. (64 vjeç), banuese në Librazhd, e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco