EMRAT/ Policia jep detajet e arrestimit të autorëve të atentatit ndaj kreut të Policisë Bashkiake

EMRAT/ Policia jep detajet e arrestimit të autorëve të atentatit ndaj kreut të Policisë Bashkiake

09:26, 16/10/2020

Policia e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e autorit kryesor dhe bashkëpunëtorit të atentatit ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj.

Në pranga me djalin e ish-policit, si autori kryesor, ra edhe bashkëpunëtori i tij, shtetasi Verzen Bajrakurt, 23 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vihet ne pranga autori i dyshuar i ngjarjes se ndodhur me datë 11.10.2020, ku mbetën të plagosur shtetasit M. H. dhe Xh. H.

Arrestohet dhe një shtetas tjeter si bashkëpunëtor

Nga strukturat hetimore të DVP Shkodër u bë ndalimi i shtetasit Ilirjan Hasanaj 19 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër

Gjithashtu nga veprimet hetimore u bë ndalimi edhe i bashkëpunëtorit të tij shtetasit Verzen Bajrakurti. 23 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër

Nën drejtimin e Prokurorisë, Strukturat hetimore të DVP Shkodër vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe qëllimit të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër per vprime të mëtejshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco