‘Isha nën efektin e alkoolit’, autori i atentatit në Malësi të Madhe shpjegon arsyen pse qëlloi...

‘Isha nën efektin e alkoolit’, autori i atentatit në Malësi të Madhe shpjegon arsyen pse qëlloi...

09:08, 16/10/2020

Ilirian Hasanaj, i cili një ditë më parë u vetëdorëzua në polici, ka pranuar se është ai autori që qëlloi me armë drejt shefit të policisë bashkiake në Malësi të Madhe.

Përpara policisë, ai ka thënë se e ka qëlluar Mentor Hasanaj në mënyrë të pavetëdijshme dhe ishte nën efektin e alkoolit. Sipas tij arsye ka qenë për një problem pronësie.

“Unë e kam qëlluar shtetasin Mentor Hasanaj, por e kam bërë pa paramendim. Nuk kam qenë i parapërgatitur për një gjë të tillë. Thjeshtë e kam parë duke kaluar në rrugë dhe i jam vënë mbrapa. Armën e kam patur me vete sepse ka pasur disa kohë që e kisha dhe nuk është se e kam marrë atë ditë, më ka qëlluar me vete. I jam vënë mbrapa dhe e kam qëlluar por në ato momente kam qënë disi nën ndikimin e alkoolit. Thjeshtë e kam parë rastësisht teksa kalonte me makine dhe e kam ndjekur në atë moment. Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie tonën.

Eshtë një konflikt i vjetër pronësie mes nesh dhe une këtë histori e kam degjuar nga babai dhe kur e kam parë në atë moment duke qenë edhe i alkoolizuar e kam ndjekur dhe e kam qelluar por nuk kam pasur nje plan të përgatitur. Duke qenë drejtor me erdhi ne mendje se mund të na pengonte tek pronesia por çdo gjë ka qenë në atë moment.

Ndersa kusheriri im nuk ka patur asnje ide se çfare kam berë unë por thjeshtë e kam thirrur duke i thënë që të më merrte sepse kisha nevoje por pa i treguar arsyen. Ai nuk ka qenë aspak në dijeni të plagosjes. Une jam penduar maksimalisht për çfare kam bërë dhe për këtë fakt edhe jam vetëdorëzuar në polici. Fillimisht kam qenë i tronditur dhe kisha frike por tani e kam kuptuar dhe jam shumë shumë i penduar ndaj kam ardhur që ta pranoj çfare kam bërë”, ka thënë 19-vjeçari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco