Atentati në Shkodër/ Babai i 19-vjeçarit: Dorëzohu një orë e më parë!

Atentati në Shkodër/ Babai i 19-vjeçarit: Dorëzohu një orë e më parë!

11:44, 14/10/2020

Arben Hasanaj, ish-polici i Kufirit në Shkodër, i ka bërë thirrje djalit të tij, i cili pak ditë më parë plagosi shefin e Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, të dorëzohet në polici. Ai i kërkon të birit 19-vjeçar Ilirjan Hasanaj të dorëzohet një orë e më parë, ndërsa i bën me dije se ka ardhur në Shqipëri pas kësaj ngjarje.

Ish-polici i bën apel çdokujt që ka dijeni për vendndodhjen e djalit të tij, të raportojë në polici.

“Thirrje publike drejtuar djalit tim Ilirianit te dorëzohesh një ore e më parë në drejtorinë, komisariatin, apo pikën më të afërt të Policisë së Shtetit. I lutem çdo njeriu qe din apo ka dijeni të më njoftoje. Baba i jot të pret një orë e me pare kam ardhur jam ne Shqipëri”, shprehet babai i atentatorit.

Ilirjan Hasanaj dyshohet nga policia se qëlloi me armë në drejtim të kreut të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj, në rrethrrotullimin e “5 Heronjve” në Shkodër, duke e lënë të plagosur atë së bashku me të atin 70 vjeç.

Autori, i cili i kishte ndjekur viktimat, priti derisa makina bëri një ndalesë gjatë rrugës për të qëlluar fillimisht nga pas, ndërsa më vonë u pozicionua anash në krahun e shoferit duke vazhduar të qëllojë me armë.

Motori i tij u gjet gjatë orëve të pasdites i braktisur rreth 500 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja. I riu jetonte në banesë vetëm me nënën e tij, pasi ish-polici Arben Hasanaj jeton prej tre vitesh si emigrant në Britaninë e Madhe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco