Kreu i kartelit shqiptar të kokainës/ Dalin foto të reja të Dritan Rexhepit

Kreu i kartelit shqiptar të kokainës/ Dalin foto të reja të Dritan Rexhepit

11:08, 14/10/2020

Interpoli ka publikuar foto të reja të Gramoz Dritan Rexhepit, vlonjatit 40-vjeçar që po vuan dënimin në burgun e Kuitos në Ekuador, mbi të cilin rëndojnë dhjetëra akuza teksa kërkohet edhe nga Belgjika.

Rexhepi akuzohet se është kreu i një karteli të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine në Europë.

Interpol e cilëson atë si në nivelin e kuq të rrezikshmërisë pasi ka kryer në bashkëpunim vrasje me paramendim, plagosje të rëndë me dashje, armë dhe municione luftarake, falsifikim vulash, dokumentash pasaportash, rrëmbim dhe mbajtja peng e një personi për trafik droge.

Pikërisht emri i tij lidhet me rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz në janar të këtij viti, pasi vëllai i tij Astrit Prenga rrëmbeu një sasi të konsiderueshme kokaine në Angli që vinte nga Amerika Latine, dhe që i përkiste pikërisht Dritan Rexhepit.

Ky i fundit për shenjë presioni urdhëroi dhe porositi në Shqipëri rrëmbimin e vëllait të Astrit Prengës, Jan Prenga dhe organizatorët nga 3 grupe kriminale e dhunuan aq keq atë sa dyshohet se i kanë marrë jetën. Trupi i tij edhe sot nuk është gjetur.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco