Pamje të rënda/Ja si vetura i godet 3 fëmijët që po shkonin në shkollë...

Pamje të rënda/Ja si vetura i godet 3 fëmijët që po shkonin në shkollë...

21:03, 30/09/2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Romajë të Prizrenit.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamjet nga ky aksident.Në pamje shihet një veturë e cila godet 3 persona. Sipas qytetarit, fjala është për 3 fëmijë që ishin duke shkuar në shkollë.Edhe Policia e Prizrenit e ka konfirmuar aksidentin.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e së martës.

Osmanollaj ka thënë se ky rast është i përfshirë në raportin e Policisë.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture dhe këmbësorit. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë tha për KALLXO.com se shoferi është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ka bërë thirrje për kujdes në trafik në mënyrë që të shmangen aksidentet e tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco