Përplaset në autostradë fugoni i skuadrës shqiptare, klubi reagon pas aksidentit

Përplaset në autostradë fugoni i skuadrës shqiptare, klubi reagon pas aksidentit

18:50, 30/09/2020

Egnatia nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit, njofton  se fugoni i futbollistëve të skuadrës është përfshirë në një aksident rrugor në autostradën Durrës-Tirana.

Klubi njofton se për fat të mirë, nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale dhe gjithçka është kaluar pa probleme.

Momente paniku tek Egnatia dhe për këtë arsye klubi ka vendosur të dalë me reagim, duke i qetësuar të gjithë, pasi nuk ka pasur probleme në njerëz.

Siç duket nga pamjet e postuara nga klubi, fugoni i skuadrës është përplasur nga një makinë e tipit “Benz”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco