Historia/ Shqiptari në gjyq 21 vite pasi vrau bashkëkombasin e tij, gabimi i mjekut ligjor për pak e shpëtoi nga burgu

Historia/ Shqiptari në gjyq 21 vite pasi vrau bashkëkombasin e tij, gabimi i mjekut ligjor për pak e shpëtoi nga burgu

16:50, 30/09/2020

Një shqiptar është ulur në bangën e drejtësisë 21 vite pasi dyshohet se vrau një bashkëkombasin e tij.

Lulzim Rubjeca, sot 41 vjeç akuzohet se vrau shqiptarin Bajram Muça. Ngjarje kjo e ndodhur më 4 shtator 1999.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një tunel në një fshat në qytetin e Kiarit.

Një grup djemsh shqiptarë pa letra dhe strehim, kishin gjetur këtë tunel për të qëndruar. Shumë shpejt pranë tyre afrohet një grup tjetër shqiptarësh.

I gjithë pretendimi sipas dinamikës së ngjarjes, lindi për një orë dhe 100 mijë lireta.

‘Duhet të na i ktheni përsëri’

Që këtu nis sherri dhe goditje.

Ata ndaluan vetëm kur njëri prej kundërshtarëve gjendej në tokë i pajetë.

Ai ishte Bajram Muça, atë kohë 20 vjeç.  

Rubjeca u arrestua në vitin 2006 në Shqipëri me një urdhër arresti ndërkombëtar.

Por autopsia e parë e viktimës foli për një meningit që mund të ketë shkaktuar vdekjen.

Çka çoi në pezullimin e çështjes për dy vite.

Por këtu fillon një tjetër process mjeko-ligjor, që përcakton se viktima nuk kishte vdekur nga meningitis, por nga lëndimet që pësoi nga dhuna dhe hematomave të rënda që kishte në kokë.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco