Prokuroria e Mitrovicës heshtë për hetimin ndaj Agim Bahtirit

Prokuroria e Mitrovicës heshtë për hetimin ndaj Agim Bahtirit

12:51, 30/09/2020

Sot janë bërë 6 muaj që kur i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ishte intervistuar nga Prokuroria e Mitrovicës lidhur me  veprën penale nxitja e përqarjes dhe mos durimit.

Kështu të paktën e ka cilësuar prokuroria veprën që Bahtiri dyshohet se e ka kryer kur ka deklaruar se “nëse nuk shpallen zgjedhjet nga Presidenti, do të këtë vëllavrasje”.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës kishte  filluar hetimet ndaj A.B., pasi që dyshohet se i njëjti në një lidhje të drejtpërdrejtë në njërin nga televizionet kosovare ka deklaruar se “Presidenti t`i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje“, me çfarë dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, thuhej në njoftimin e prokurorisë.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Bahtiri  pas intervistimit ishte  lëshuar në procedurë të rregullt.

E lidhur me këtë deklaratë, presidenti i shtetit Hashim Thaçi, me 6 prill 2020, kishte dorëzuar te Prokurori i shtetit kallëzim penal.

Ky Kallëzim Penal është parashtruar pasi  nga ana e presidentit Thaçi, deklarata e Agim Bahtirit është cilësuar si sulm kundër rendit kushtetues të Kosovës, dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës dhe nxitje e përçarjes dhe mos durimit.

Lidhur me këtë kallzim penal dhe rrjedhën e hetimit për këtë çështje penale,  nuk ka marrë përgjigje në pyetjet e dërguara në  Prokuroria Themelore të  Mitrovicës që nga data 10 shtator./kallxo/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco