Vdes punëtori nga Shqipëria, u rrëzua teksa punonte në Isniq

Vdes punëtori nga Shqipëria, u rrëzua teksa punonte në Isniq

11:51, 30/09/2020

Një punëtor, shtetas i Shqipërisë, ka vdekur pasi ishte rrëzuar duke punuar në një shtëpi private në fshatin Isniq të Deçanit rreth orës 11:00.

Viktimës ndihma e parë mjekësore iu ka dhënë në Spitalin Rajonal në Pejë, pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKUK, ndërsa rreth orës 21: 00 ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët komunal, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ka njoftuar policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco