Dënohet me 400 euro gjobë i akuzuari për lëndim të lehtë trupor në Viti

Dënohet me 400 euro gjobë i akuzuari për lëndim të lehtë trupor në Viti

11:45, 30/09/2020

Gjykata Themelore në Gjilan,  dega në Viti, i kryesuar nga gjykatësi Nexhat Aliu e ka dënuar me 400 euro gjobë, të akuzuarin për lëndim të lehtë trupor, Dragan Periç.

I dënuari obligohet edhe në pagesën e shpenzimeve të procedurës dhe paushallit gjyqësor në shumë prej 30 eurove.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur pasi paraprakisht në seancën fillestare Periç e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Kujtesa Fazliu, i akuzuari Periç e pranoi fajësinë, duke thënë se i vie keq për kryerjen e veprës penale, si dhe duke kërkuar nga gjykata që t’i shqiptoj një dënim më të butë.

Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar prokurorja si dhe këtë e ka aprovuar gjykatësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco