SPAK shkrin 6 paditë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ja personi i parë që u mor në pyetje

SPAK shkrin 6 paditë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ja personi i parë që u mor në pyetje

10:52, 30/09/2020

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka filluar marrjen në pyetje të të gjithë personave të përshirë në çështjen e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit.

SPAK e ka nisur procedurën duke marrë në pyetje fillimisht avokaten Adriana Kalaja, e cila është një nga personat që ka dorëzuar padi në SPAK për procedurat që janë ndjekur nga qeveria dhe Bashkia Tiranë para dhe pas shembjes së godinës historike.

Pas avokates Kalaja do të merren në pyetje edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje. Ndërkohë mësohet se SPAK ka bërë shkrirje të gjashtë padive që janë dorëzuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Padi në SPAK ka depozituar edhe Presidenti Meta gjatë muajit maj.

Hetimet për shembjen e godinës së Teatrit nisën më 21 maj dhe prokurori i çështjes, Ervin Kondilli, sekuestroi dokumentet nga Bashkia Tiranë për procedurën e ndjekur për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe asaj të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco