EMRI/ Aksident te 'Rruga e Arbërit', humb jetën drejtuesi i vinçit

EMRI/ Aksident te 'Rruga e Arbërit', humb jetën drejtuesi i vinçit

10:29, 30/09/2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Urës së Vashës, në kantierin e ndërtimit të ‘Rrugës së Arbërit’.

Burime bëjnë me dije se një vinç ka rënë në humnerë.

Deri më tani raportohet për një person që ka humbur jetën. Ai quhet Astrit Alla.

Klos / informacion paraprak

Rreth orës 09.40, në Rrugën e Arbërit, shtetasi A. A., rreth 53 vjeç, duke punuar me një automjet të rëndë (vinç) në urën e fshatit Fshat, Klos, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco