Skandaloze/Babai i 5 fëmijëve nga Gjilani dyshohet se dhunoi 14 vjeçaren

Skandaloze/Babai i 5 fëmijëve nga Gjilani dyshohet se dhunoi 14 vjeçaren

16:51, 29/09/2020

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunimi”, ndaj një 14-vjeçares nga komuna e Gjilanit. Sh.H dhe Sh.J përveç kësaj dyshohet se e kanë detyruar të miturën që të abortojë, pasi që kishte mbetur shtatzënë.

Një baba i pesë fëmijëve dyshohet se ka dhunuar seksualisht të miturën nga Gjilani, që pasi mbeti shtatzënë është detyruar të abortojë.

Siç raporton Gazeta Sinjali, i dyshuari nuk ka pranuar që të deklarohet për këtë rast.

I njëjti është arrestuar gjatë ditës së djeshme, derisa, prokuroria ka bërë të ditur se ai është i moshës 38-vjecare.

“Është arrestuar edhe një person i moshës 38 vjeçare në rastin e dhunimit të të miturës në Gjilan. Është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe është bërë kërkesa për paraburgim”, kanë deklaruar dje nga prokuroria.

Gjykata Themelore në Gjilan, për të njëjtin rast, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit duke caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për 21 vjeçarin Sh. J.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco