Skandaloze/ Zbardhet telefonata e Prokurit Special, Prokuria injoron kërcenimin

Skandaloze/ Zbardhet telefonata e Prokurit Special, Prokuria injoron kërcenimin

14:16, 28/09/2020

Vazhdojnë kërcënimet ndaj stafit të Institutit të Kosovës për Drejtësi dhe përpjekjet për ndërhyrje në punën dhe pavarësinë editoriale.

Storia 1: Përpjekjet e prokurorit për të ndërhyrë në pavarësinë e IKD

Sot një prokuror për krime luftë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës e thërret në telefon monitoruesen e IKD-së dhe kërkon sqarime lidhur me titullin e raportit "Amnistia e Krimeve të Luftës në Kosovë".  
E njëjta prokurore mbetet e habitur se si ne nuk e kemi dërguar raportin tek ajo për ta shqyrtuar dhe redaktuar, para publikimit.

Për korrektësi të gjitha përgjigjet e dërguara nga PSRK janë pjesë e raportit.  
Sikurse, është e palogjikshme dhe cenim i pavarësisë editoriale me pritë nga një OJQ që raportet e saj së pari mu dërgu dhe redaktu nga prokuroria para publikimit.  

Kjo do të pritej në një shoqëri që udhëhiqet nga mbetjet komuniste, por asesi në një shoqëri që aspiron demokracinë, fjalën e lirë dhe aktivizmin qytetar.

Në fund prokurorja në fjalë na premtoi se më asnjëherë nuk do të iu përgjigjet kërkesave për qasje në dokumente publike.  Edhe pse ligji duhet të zbatohet drejtë dhe jo sipas tekave të një prokurori.
Storia 2: Qytetari kërcënon monitoruesit e IKD, prokurori bën sehire

Javën e kaluar një qytetar i pakënaqur me raportimin profesional të portalit BetimipërDrejtesi kërcënon përmes mesazheve në Facebook stafin e IKD-së, me theksin se nëse nuk e largojmë publikimin nga portali BetimipërDrejtësi do të kemi probleme. 

I njejti ndër të tjera kërcënon " Paska gabu pasha të madhin zot, se apet shihet ai njeri me mu", mendon për monitoruesin e IKD.

Rastin ekipi i Portalit BetimipërDrejtesi e denoncon në Policinë e Kosovës. 
Policia e Kosovës në Gjakovë me profesionalizëm e trajton rastin dhe e dërgon në Prokurori.  

Prokurori I rastit nuk e merr fare mundin ta trajtoj këtë rast dhe konstaton se ska elemente të veprës penale.
Shpresojmë se kërcënuesi nuk do ta dërgoj kërcënimin deri në fund, përndryshe qytetari I këtij vendi, mbrojtjen që duhet ta marr nga shteti/prokurori i shtetit nuk e ka të siguruar.

Edhe përkundër kësaj dhe kërcënimeve që tani  janë shpeshtuar nuk do të ndalemi për të kryer misionin tonë e as për të kërkuar nga qytetaret për të kërkuar drejtësi nga sistemi i drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco