I dehuri kanos  me armë familjarët

I dehuri kanos me armë familjarët

09:47, 28/09/2020

Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur me armë familjarët rreth orës 23.15 në Pejë. 

Njësia policore me të arrit në vendin e ngjarjes, kishte hasur dhe konfiskuar një armë automatikë, me dy karikator, një armë artizanale dy tytëshe, një Pistoletë Bereta 7.65 mm me një karikator, një Pistoletë Colt 9 mm me një karikator, dhe dy karikator të AK-47 si dhe një sasi e municionit të armëve përkatëse. 

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për dhunë familjare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco