Tragjike/ U përpoq të shpëtonte kalin, 14 vjeçarja mbytet në rërën thithëse

Tragjike/ U përpoq të shpëtonte kalin, 14 vjeçarja mbytet në rërën thithëse

20:32, 26/09/2020

Një vajzë adoleshente ka vdekur në mënyrë tragjikisht në Kanada, teksa përpiqej të shpëtonte kalin e saj nga rëra thithëse.

14 vjeçarja, Zara Buren ishte duke kalëruar kur ndodhi aksidenti në Flamborough, Ontario.

Ngjarja ndodhi ditën e hënë pranë autostradës 5 në Hamilton, kur ajo dhe kali i saj u bllokuan në një zonë kënetore.

Hetuesit thanë se vajza dhe nëna e saj po kalëronin në një tokë të zonës. Autoritetet shtuan se të dyja ishin kalëruese me eksperiencë por nuk ishin të njohura me shtegun ku ndodhi incidenti.

Zara kishte arritur të zbriste nga kali i saj pas bllokimit në rërën thithëse por mbeti e zhytur në të.

Grupet e emergjencës më vonë e nxorën trupin e saj por pa shenja jete./Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco