Ja për cilat vepra akuzohet nga specialja Nasim Haradinaj

Ja për cilat vepra akuzohet nga specialja Nasim Haradinaj

18:45, 26/09/2020

Pas arrestimit të tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 25 shtator 2020, Nasim Haradinaj u transferua
në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, njoftojnë nga Dhomat e Specializuara.

Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse
përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Informacioni për datën dhe orën e paraqitjes së parë të Nasim Haradinajt para gjykatësit do të njoftohet më vonë. Paraqitja e parë do të bëhet në seancë të hapur dhe mund të ndiqet në transmetim me video në
Internet https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, me pak vonesë në transmetim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco