‘Pasta la vista’/ Arrestohet emigranti shqiptar, historia bëhet virale

‘Pasta la vista’/ Arrestohet emigranti shqiptar, historia bëhet virale

20:08, 23/09/2020

Arrestimi i një emigranti të paligjshëm shqiptar në Britaninë e Madhe nuk duhet të përbëjë lajm.

Megjithatë rasti i këtij shqiptari u bë lajm në mediat tabloide britanike, por edhe viral në rrjetet sociale.

Sipas ‘The Sun’, Klevis Harizi nuk pati fat pasi u arrestua nga policia dhe tani rrezikon deportimin.

22-vjeçari kishte 3 vite që jetonte ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Ai lëvizte me një patentë italiane, në mënyrë që të pretendonte se ishte italian kur ta pyesnin.

Kur makina e tij u ndalua për një kontroll rutinë, fati i tij i keq ishte se një oficer anglez fliste shumë mirë italisht.

“Kur iu bënë disa pyetje bazike në italisht, ai nuk dinte të përgjigjej. Fati i keq i të akuzuarit është se një oficer fliste italisht. Menjëherë u bë e qartë se ai nuk ishte italian. Ai tregoi emrin e tij të vërtetë dhe tha: Më vjen keq,” tha prokurori i çështjes.

Gjykatësi e dënoi me 6 muaj burg, duke i thënë se gjykata i merr seriozisht çështjet e identitetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco