Durrësi në ‘darën’ e krimit/ Një person paraqitet në spital me plagë thike

Durrësi në ‘darën’ e krimit/ Një person paraqitet në spital me plagë thike

18:11, 23/09/2020

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar këtë mesditë në qytetin e Durrësit. Një person mësohet se është paraqitur me plagë thike në spitalin e këtij qyteti.

Ndërkohë Policia po punon për identifikimin e autorit të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 23.09.2020, rreth orës 17:10, jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, se ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës (thikë), në rrethana ende të paqarta shtetasi L.B., rreth 60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco