Dëshmitari i vrasjes së Ahmet Krasniqit: Asnjë organ shtetëror nga Kosova nuk më ka intervistuar për rastin

Dëshmitari i vrasjes së Ahmet Krasniqit: Asnjë organ shtetëror nga Kosova nuk më ka intervistuar për rastin

07:46, 23/09/2020

Shoferi i Ahmet Krasniqit, Naim Geci në natën kritike kur është vrarë Ahmet Krasniqi ka qenë dëshmitarë i ngjarjes.

Geci është shprehur i zhgënjyer që deri më tani askush nga autoritetet e Kosovës nuk e ka ftuar të dëshmoj për këtë ngjarje.

“Një herë jam intervistuar në natën kritike nga policia e Shqipërisë. Pas pesë ditësh edhe një punëtorë tjetër nga Shërbimi Informativ Kombëtarë [i Shqipërisë] jam intervistuar. Nuk kemi shkuar në hetuesi por kemi biseduar dhe kemi shkruar një protokoll”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Shërbimet e huaja në Kosovë më kanë intervistuar. UNMIK-u edhe njëherë më ka intervistuar. Edhe jashtë vendit ku jetoj jam intervistuar dy herë. Për herë të fundit para dhjetë vitesh jam intervistuar nga shërbimet italiane. Nuk e di si funksionojnë organet tona të hetuesisë por vet fakti se nuk jam intervistuar asnjëherë nga shërbimet vendore më lë të kuptojë se dosja e vrasjes së Ahmet Krasniqit është e pa plotë”, shtoi shoferi i Ahmet Krasniqit.

Geci thotë se megjithatë kohëve të fundit është duke u folur më shumë për rastin e vrasjes së Ahmet Krasniqit dhe sipas tij kjo gjë është e mirë në drejtim të zbardhjes së rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco