Kamenicë/ Një i moshuar goditet për vdekje nga një makinë

Kamenicë/ Një i moshuar goditet për vdekje nga një makinë

20:56, 21/09/2020

Numri i aksidenteve në vendin tonë, në trafikun rrugor vazhdon të jetë shqetësues.

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve që mori, pasi u godit nga shoferi i një veture në orët e mbrëmjes së sotme.

Rasti ka ndodhur në Kamenicë, derisa për Indeksonline e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 19:00 në Kamenicë një këmbësor është goditur nga një veturë, i njëjti është dërguar në spital, por s’ka arritur t’u shpëtojë plagëve”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Gjilanit.

Hashani ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar, derisa viktima është një 84 vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco