Drejtësia e kontaminuar e Kosovës/ Shukri Buja mund të shpëtojë pa asnjë ditë burg

Drejtësia e kontaminuar e Kosovës/ Shukri Buja mund të shpëtojë pa asnjë ditë burg

19:27, 21/09/2020

12 vjet prej kur Prokuroria Speciale pretendon se ish-kryetari i Lipjanit, Shkuri Buja, është përfshirë në aferë korruptuese, institucionet e drejtësisë nuk ia kanë dalë që të nxjerrin aktgjykim të plotfuqishëm.

Në 5 vjetët e fundit, Buja është zyrtari i vetëm i lartë që është dënuar me burgim efektiv në shkallën e parë.

Nga 3 vjet, sa ishte dënuar herën e parë pas rigjykimit, disa pika tjera të aktakuzës i janë parashkruar, gjë që ka bërë që Buja të marrë dënim më të lehtë.

Lënda mund të apelohet, e nëse një gjë e tillë ndodh, rrezikohet parashkrimi i plotë i kësaj aktakuze.

5 vjet u janë dashur institucioneve të hetuesisë që të kryejnë hetime për ngritjen e aktakuzës në këtë rast.

Hetimi i nisur më 7 shkurt të vitit 2012 është finalizuar me aktakuzë në shkurtin e 2017-s, raporton KOHA.

Buja me shumë zyrtarë të Komunës së Lipjanit akuzoheshin për vepra të ndryshme të kapitullit të korrupsionit në Kodin Penal. Pretendimet e prokurorisë ngarkonin Bujën për 7 pika të aktakuzës, për periudhën 2008 – 2011. 5 nga këto pika janë parashkruar.

Gjykata e ka dënuar për dy pikat e mbetura, por, siç ka gjetur KOHA, edhe këto pika të aktakuzës janë para parashkrimit.

Sipas njërës pikë të mbetur të aktakuzës, Buja është përfshirë në keqpërdorim të detyrës zyrtare nga tetori i vitit 2010, e që i bie që në këtë tetor pritet parashkrimi.

Një tjetër pikë me të cilën ngarkohet Buja, sipas aktakuzës, është kryer në fillimin e marsit të vitit 2011.

Parashkrimi është vjetërsim i akuzës, kur ajo kalon dyfishin e kohës së paraparë të dënimit pa aktgjykim dënues të plotfuqishëm.

Nëse brenda 5 muajsh Gjykata e Apelit nuk e vërteton aktgjykimin e shkallës së parë, lënda do të parashkruhet krejtësisht.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka thënë se janë disa procedura që nuk mund të shpejtohen, siç është vonesa që rasti të vijë në këtë gjykatë.

Buja është zyrtari më i lartë në Kosovë që nga viti 2015 është dënuar me burgim efektiv në shkallën e parë. Zyrtarët e tjerë janë dënuar me gjoba ose me burgim me kusht.

Buja së bashku me disa zyrtarë të Komunës së Lipjanit akuzohen se kanë shpronësuar prona publike në favor të një biznesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco