Një valixhe e lënë në trotuar, alarmon policinë dhe frikëson qytetarët tek 'Bill Klintoni'

Një valixhe e lënë në trotuar, alarmon policinë dhe frikëson qytetarët tek 'Bill Klintoni'

12:04, 21/09/2020

Një valixhe  e cila po shihet edhe në foto është lënë rreth orës 10.00 në trotuar  në rrugën "Bill Klinton" ka friksuar banorë e kësaj lagjeje dhe kalimtarët cilët kanë alarmuar edhe forcat e rendit.

Në vendin e ngjarjes kanë policia e cila ka mbyllur  zonën dhe po ekzaminon  valixhen.

Zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Florie Haziraj, tha për "Syri.net", se rreth orës 10:30, kanë pranuar një informacion se në rrugën “Bill Kllinton ndodhet një valixhe e dyshimtë. 

Sipas saj aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës “Bill Kllinton” është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco