IPK kërkon suspendimin e 12 policëve të arrestuar në Karaçevë

IPK kërkon suspendimin e 12 policëve të arrestuar në Karaçevë

11:15, 21/09/2020

Një zyrtar policor u arrestua nën dyshimet për ndihmë në kontrabandë dhe organizim të lojërave të fatit e 11 të tjerë u arrestuan për ndihmë në kontrabandë të premten në mbrëmje në një aksion të gjerë në fshatin Karaçevë, në afërsi të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

E pas arrestimit dhe vendimit të Gjykatës së Gjilanit që të njëjtit të dërgohen në paraburgim Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar që zyrtarët policor të arrestuar në Karaçevë, të suspendohen nga detyra.

Rekomandimi i IPK-së u dërgua te Menaxhmenti drejtues i Policisë së Kosovës për veprimet e mëtutjeshme.

Çka thuhet në dosjen e Prokurorisë për rolin e policisë në Karaçevë:

Njëri nga 12 zyrtarët policorë të arrestuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Karaçevë po dyshohet për dy vepra penale, kontrabandim me mallra si dhe për organizim te skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm madje dosja zbulon se i njëjti organizonte lojëra të fatit në kazionin e cila ishte në emër të tij ndërsa zyrtarët e tjerë policorë po dyshohen për veprën penale kontrabandim.

Kështu thuhet në dosjen e prokurores së rastit Rozelida Manastiri, e cila së bashku me shefin e Divizionit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion brenda IPK-së, Bardhyl Haxhimustafa si dhe Zejnullah Surdullin nga Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar udhëhoqën planin operativ për mbylljen dhe rrënimin e kazinove që funksionin në mënyrë ilegale në Karaçevë.

Në këtë aksion u arrestuan 35 persona, 12 nga ta ishin zyrtarë policorë.

5 nga 35 të arrestuarit janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa sot u mbajt seanca për masën e sigurisë ndaj 30 të dyshuarve për kontrabandë e organizim të lojërave të fatit.

Zyrtarët policorë, H.K., S.K., I.M., F.K., A.K., F. Z., R.Th., S.G., S. N., S.M. dhe Z.A. sipas kërkesës për paraburgim të Prokurorisë po dyshohen për ndihmë në kontrabandë.

Të njëjtit zyrtarë policorë po dyshohen se në mënyrë të vazhdueshme, kanë ndihmuar e fshehur si dhe nuk kanë penguar kontrabandimin nga ana e të pandehurve të tjerë (qytetarë të arrestuar të premten) të cilët duke kaluar vijën kufitare, kanë shmangur kontrollin doganor përmes rrugëve ilegale dhe kanë bërë kontrabandim të mallrave të ndryshme./kallxo.com

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco