Fqinji i therri babain/ Djali: Do marr hak, shteti më bën presion pse publikova pamjet e sulmit

Fqinji i therri babain/ Djali: Do marr hak, shteti më bën presion pse publikova pamjet e sulmit

22:42, 20/09/2020

Nëse shteti nuk vendos drejtësi, do të marr vetë hak për gjakun e babait”.

Kështu u shpreh në një intervistë ekskluzive për Abcnews.al Marjus Çelmeta, djali i të moshuarit, Besnik Çelmeta që u dhunua nga fqinji pas konfliktit mes tyre duke përfunduar në spital tre ditë.

Djali akuzon se shteti jo vetëm që nuk lëviz për të arrestuar autorin, që sipas tij është Rizan Aliu, por madje ka bërë presion përse dolën pamjet.

Marjus Çelmeta deklaron se për atë nuk ka kthim më pas.

“Unë nuk kam kthim mbrapa, që do thotë se deri sa shteti nuk merret unë do të marr hak vetë, unë nuk e fal gjakun e babit për një copë ordiner. Për derisa shteti nuk lëviz, atij që ka lokalin i thotë pse i ke dhënë kamerat. Kështu shteti kemi ne.

Pse ia ke dhënë kamerat, i ka bërë presion shteti, i tha na ke prish punë, thotë. Unë publikova atë që më djeg mua në shpirt. Shteti nuk lëviz asnjë gjë, ky është presioni. Si ka mundësi që shteti të mos vijë të kontrollojë njëherë shtëpinë, ndërsa lokali është pa letra, e mban hapur serbes” tha ai.

Një akuzë të drejtpërdrejt, djali i Besnik Çelmetës e kishte edhe për spitalin e Kavajës.

“Babi nuk është në gjendje për të folur. Babai tani që ka parë edhe lokalin e atij personit hapur, që nuk ka asnjë letër, është bërë më keq sesa ka qenë. Ju i keni pamjet, që flasin vetë.

Spitali nuk më ka dhënë asnjë lloj letre, asgjë, vetëm një fletëdalje dhe aq. Ia kërkova të gjitha, zero, zero, si spitalet e Shqipërisë, duhet me u bërë i keq për të dhënë një dokument. Mori vetëm një fletëdalje dhe ilaçet. Kërkova letër, nuk më dha. I dhash më jep dokumentet, të bëj fotokopje, por nuk m’i dhanë” tha ai.

Ashtu si vëllai i të plagosurit e nipi, edhe djali theksoi se shkak për gjithë sherrin u bë qeni i pronarit.

“Ky ka një qen dhe lanë urinën e qenit dhe uji rri poshtë dritares sime, ky ka bërë debat dhe me treçerekun e lagjes, nuk jemi ne të parët dhe të fundit. Ne jemi fqinj, ngjitur” përfundoi ai.

Nëse shteti nuk vendos drejtësi, do të marr vetë hak për gjakun e babait”.

Kështu u shpreh në një intervistë ekskluzive për Abcnews.al Marjus Çelmeta, djali i të moshuarit, Besnik Çelmeta që u dhunua nga fqinji pas konfliktit mes tyre duke përfunduar në spital tre ditë.

Djali akuzon se shteti jo vetëm që nuk lëviz për të arrestuar autorin, që sipas tij është Rizan Aliu, por madje ka bërë presion përse dolën pamjet. Marjus Çelmeta deklaron se për atë nuk ka kthim më pas.

“Un nuk kam kthim mbrapa, që do thotë se deri sa shteti nuk merret unë do të marr hak vetë, unë nuk e fal gjakun e babit për një copë ordiner. Për derisa shteti nuk lëviz, atij që ka lokalin i thotë pse i ke dhënë kamerat. Kështu shteti kemi ne.

Pse ia ke dhënë kamerat, i ka bërë presion shteti, i tha na ke prish punë, thotë. Unë publikova atë që më djeg mua në shpirt. Shteti nuk lëviz asnjë gjë, ky është presioni. Si ka mundësi që shteti të mos vijë të kontrollojë njëherë shtëpinë, ndërsa lokali është pa letra, e mban hapur serbes” tha ai.

Një akuzë të drejtpërdrejt, djali i Besnik Çelmetës e kishte edhe për spitalin e Kavajës. “Babi nuk është në gjendje për të folur. Babai tani që ka parë edhe lokalin e atij personit hapur, që nuk ka asnjë letër, është bërë më keq sesa ka qenë. Ju i keni pamjet, që flasin vetë.

 

Spitali nuk më ka dhënë asnjë lloj letre, asgjë, vetëm një fletëdalje dhe aq. Ia kërkova të gjitha, zero, zero, si spitalet e Shqipërisë, duhet me u bërë i keq për të dhënë një dokument. Mori vetëm një fletëdalje dhe ilaçet. Kërkova letër, nuk më dha. I dhash më jep dokumentet, të bëj fotokopje, por nuk m’i dhanë” tha ai.

 

Ashtu si vëllai i të plagosurit e nipi, edhe djali theksoi se shkak për gjithë sherrin u bë qeni i pronarit. “Ky ka një qen dhe lanë urinën e qenit dhe uji rri poshtë dritares sime, ky ka bërë debat dhe me treçerekun e lagjes, nuk jemi ne të parët dhe të fundit. Ne jemi fqinj, ngjitur” përfundoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco