EMRAT/ 39-vjeçarja u vdes në duar mjekëve në klinikën private, procedohen 2 persona

EMRAT/ 39-vjeçarja u vdes në duar mjekëve në klinikën private, procedohen 2 persona

12:28, 20/09/2020

Dy persona, pjesë e personelit mjekësor në një klinikë private në Korçë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga ana e policisë. Kjo për shkak se atyre iu ka vdekur në duar pacientjja Xhensila Duka, nënë e dy fëmijëve të mitur, ndërsa në njoftim thuhet se nuk janë zbatuar protokollet e mjekimit.

”Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë”, thuhet mes të tjerave në njoftim.

Personat e proceduar janë: Ilir Bibolli dhe Marinela Postoli.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

I.B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë.

Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë.

Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco