Autobusi bie në lumë, 8 futbollistë të rinj humbin jetën

Autobusi bie në lumë, 8 futbollistë të rinj humbin jetën

10:03, 20/09/2020

Tetë futbollistë të rinj ganezë kanë vdekur dhe katër janë në gjendje të rëndë dhe po luftojnë me jetën në spitalin “Komfo Anokye”, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një lumë të shtunën.

Gjashtë prej lojtarëve ndërruan jetë menjëherë, ndërsa 2 të tjerë humbën jetën në spital. Trupat e pajetë u gjetën të mbytur në lum, ndërsa njerëzit në qytetet përreth nxituan për në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmën e tyre.

Klubi Africa Vision Soccer Academy po kthehej në Offinso nga qyteti Afrancho, ku kishte udhëtuar për regjistrimin e futbollistëve për ligën e të rinjve, kur fatkeqësisht pësoi aksidentin fatal.

Viktimat e aksidentit, që besohet se ishin mes 12 dhe 16 vjeç, u dërguan në spitalin e Offinso.  Video të pa verifikuara të aksidentit, të publikuara në rrjetet sociale, shfaqin momente pas aksidentit. Besohet se aksidenti erdhi si pasojë e shpërthimit të gomës së autobusit, gjë e cila bëri që shoferi të humbiste kontrrollin.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco