‘Jam me hasmëri, 3 vite më parë…’, 75 vjeçarja e dhunuar: Një burrë hyri në dhomë, nisi të më …

‘Jam me hasmëri, 3 vite më parë…’, 75 vjeçarja e dhunuar: Një burrë hyri në dhomë, nisi të më …

11:01, 19/09/2020

“Ishte ora 11 e natës, kur një person u fut në shtëpinë time. Nisi të më godasë në kokë me grushta e në trup. M’u hodh sipër e më zuri frymën”. Ky është rrëfimi dramatik i të moshuarës në Gjirokastër, e cila ra pre e dhunës.

Ngjarja ndodhi në fshatin Palokaster. 75-vjeçarja Pina Qamo, shkruan ‘BalkanËeb’. Mesohet se  nuk ka arritur të njohë personin që e sulmoi, ndërsa theksoi se ishte një burrë.

“Nuk e njoh personin, por arrita të dalloj që ishte një burrë, i veshur me rroba të ashpra. I thashë qe “nuk ka asgjë për të vjedhur”. Nuk më kërkoi gjë. Po bërtisja dhe thirra një fqinj. Autori u largua dhe nuk mori asgjë”, pohoi e moshuara, e cila ndodhet në shtratin e spitalit, pasi ka marrë lëndime në trup dhe fytyrë. Ajo tha se ndihet e frikësuar dhe e kërcënuar me jetë pas kësaj ngjarje, ndërsa shtoi se në fshat është në hasmëri pasi i kanë vrarë edhe burrin para 3 vitesh.

“Jam e frikësuar se më kanë vrarë dhe burrin para 3 vitesh në fshat, jam me hasmëri”, tha e moshuara. Mësohet se e moshuara jeton bashkë me vajzën e saj rreth 50 vjeçe në banesë, e cila vuan nga problemet e shëndetit mendor. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco