Parregullsi në disa ordinanca, arrestohet një person

Parregullsi në disa ordinanca, arrestohet një person

12:43, 23/03/2019

Policia e Kosovës njofton se dje pasdite në Gjilan dhe në fshatin Dobërqan në kuadër të një plani operativ të koduar “Ordinanca” janë kontrolluar katër ordinanca private që ofrojnë shërbime shëndetësore ku janë hasur parregullsi në mbajtjen dokumentacionit tatimor për çka janë konfiskuar librat e shitjes dhe librat e regjistrit të pacientëve.

Ndërsa, në një ordinancë në Dobërqan janë gjetur rreth 120 lloje të barnave si dhe ordinanca ishte pa licencë për çka është arrestuar pronari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Për të gjitha veprimet janë njoftuar Administrata Tatimore si dhe Inspektorët Farmaceutik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco