Detaje nga ngjarja e rëndë në Elbasan/ Si u vra avokati i Shullazit

Detaje nga ngjarja e rëndë në Elbasan/ Si u vra avokati i Shullazit

19:48, 22/03/2019

Një ngjarje e rëndë tronditi para pak minutash në Elbasan, ku në një bar në qendër të qytetit është vrarë avokati Ravik Gurra, 45 vjeç.

Trupi i avokatit ende nuk është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia pret prokurorët dhe ekspertët për kqyrjen e vendit të ngjarjes.

Sipas raportimeve më të fundit nga vendngjarja, ai është qëlluar me pistoletë me silenciator me katër plumba.

Dyshohet se autorët ishin me motor dhe kanë humbur gjurmët duke u larguar brenda kalasë së qytetit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco