Kazinotë veprojnë jashtëligjshëm

Kazinotë veprojnë jashtëligjshëm

18:34, 22/03/2019

Në mënyrë të jashtë ligjshme në vendin tonë që nga paslufta e deri tash kanë funksionuar shumë veprimtari të lojërave të fatit,kryesisht kazinotë, bastoret e të tjera.

Asnjëherë këto biznese deri tash nuk janë vizituar e kontrolluar nga inspektorët, policia e dogana, duke ushtruar  bixhozin   dhe atë në mënyrë të jashtë ligjshme.

Zëvendës drejtori i Administratës Tatimore Hamit Mulaj nga Administrata Tatimore tha për “SyriKosova” se: “Keni të drejtë se në disa raste kazinotë kanë vepruar në mënyrë të jashtëligjshme dhe mu për këtë ky aksion është ndërmarrë  së bashku me të gjitha rastet  së bashku me policinë dhe doganën”.

Njeriu i dytë i tatimeve tregoi se realisht kazinotë dhe të gjitha lojërat e fatit veprojnë në bazë të Ligjit 04 L 080 ku parashihen aparatet e ndryshme të lojërave të fatit.

Nga ana tjetër lidhur me funksionimin e  kazinove në mënyrë të jashtëligjshme nuk kanë folur për “SyriKosova” policia e as dogana.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco